Nga Kina në Londër – me biçikletë
Para dy viteve u nis nga Kina më biçikletë. Kaloi 16 vende të ndryshme, u përball me përmbytje, udhëtoi përmes zonave në konflikt, u mbijetoi temperaturave nga + 40 e ca deri në - 30 gradë celsius…, por më 6 korrik ia doli mbanë, mbërriti në Londër.Ky ishte udhëtimi i Chen Guangming, kinezi që në vitin 2010 ndërmori udhëtimin e rrallë duke përshkruar mijëra kilometra me mjetin e tij me pedale e me tre rrota për të promovuar atë që ai e quan “shpirti i garave olimpike”.
Gjatë këtij udhëtimi të stërmundueshëm, por të bukur, Chen ka koleksionuar fotografi nga vendet që përshkoi dhe dhjetëra vula doganore në pasaportën e tij. /TCH/Telegrafi/