Një fëmijë kinez niset për Londër, me pasaportë lodër
Një fëmijë kinez, vetëm 10 vjeç, tentoi të udhëtojë i vetëm në Londër duke përdorur si dokument udhëtimi një pasaportë lodër.Kontrollorëve të aeroport fëmija u tregoi një pasaportë Expo 2010 e ngjashme me atë britanike, duke thënë se prindërit i kishin premtuar se do ta çonin në Londër për lojërat olimpike, por se nuk e kishin mbajtur premtimin,
Pas verifikimeve përkatëse i mituri iu dorëzua të afërmve të tij bashkë me pasaportën plastike. /Telegrafi/