Një UFO gjigante xhirohet mbi centralin atomik në Fukushima

15:16 / 13.04.2011

Shtëpia televizive gjermane NDR publikoi një xhirim të një objekti të panjohur mbi centralin atomik Fukushima që mjaftoi për adhuruesit e fanta-shkencës për të nisur rrëfimin për UFO-n gjigante. UFO-ja gjigante me ngjyrë të bardhë shihet në sekondën e 55-të të xhirimit. Objekti duket vërtetë i madh dhe disa sekonda rri pezull mbi centralin atomik.

Ata që besojnë në teoritë e konspiracionit dhe ekzistimin e UFO-ve e zënë si fakt të kryer që ky xhirim është publikuar nga një shtëpi mediale dhe nuk është produkt i ndonjë amatori siç ndodh rëndomë.

Portali i cili merret me dokumentimin e këtyre dukurive “Allnewsweb.com” shkruan se UFO-t janë dukuri e shpeshtë në vendet ku ndodhin tërmete të mëdha ose ku ndodhen centralet atomike.

Në këtë portal shkruan se vetëm disa ditë pas tërmetit shkatërrues në Japoni është vërejtur një grup i madh i fluturakeve të paidentifikuara. Se a është fjala edhe për një mashtrim tjetër gjykojeni vetë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.