Notoi me peshqit në akuarium (Video)

21:03 / 17.02.2013

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në nj hotel në New Jersey, kur një klient vendosi të hynte në një akuarium të madh dhe të notonte me peshqit.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin Radisson Blu, ndërsa gjithçka është xhiruar me telefon celular dhe është hedhur në YouTube. Në xhirim shihet një mashkull i dehur, i cili vendos t’u bashkëngjitet peshqve.

Mashkulli është inkurajuar nga miqtë e tij, të cilët e kanë bërë xhirimin, ndërsa ndeja është ndërprerë pas arritjes së stafit të sigurimit, të cilët i kanë kërkuar atij të dalë nga akuariumi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.