Orteku mbulon skitarin (Video)
Një ortek bore në Tahoe të Kalifornisë e ka mbuluar një skitar, të cilin e kanë shpëtuar kolegët e tij. E gjithë ngjarja është xhiruar nga një kamerë e vendosur në helmetën e njërit prej skitarëve.“Kur bora në shpat filloi të shkonte pas meje, isha i pafuqishëm. Mu kujtua gjithçka që kam dëgjuar, lexuar ose parë – duhej të qëndroja në sipërfaqe, duhej të krijoja një xhep ajri kur orteku të ngadalësonte, duhej të drejtoja dorën kah qielli dhe të përpiqesha të krijoj një vrimë”.
“Megjithatë, e vërteta është se kam qenë në mëshirën dhe pamëshirën e borës...”.
“Pasi i kam thënë vetes disa herë që të qetësohet, arrita që me njërën dorë të bëj një vrimë në borë. Pas kësaj më është dashur vetëm të pres. Kam pasur fat”, ka treguar skiatori pas shpëtimit, ndërsa citon The Telegraph. /Telegrafi/