Panik në rrugët e Norfolkut: Menduan se qeni është luan!

14:29 / 11.01.2013
Një qen “hibrid” i krijuar nga përzierja e racës së labradorit dhe qimedredhurit, ka shkaktuar panik në rrugë, pasi njerëzit mendonin se nga kopshti zoologjik është arratisur luani. Policia në qytetin e Norfolkut, në shtetin amerikan të Virxhinias, ka marrë një numër të thirrjeve nga qytetarët të cilët pretendonin se rrugëve po endet një luan.

Policia menjëherë kontaktoi kopshtin zoologjik, nga ku u tha se luanët janë në numër. Më vonë doli se konfuzionin në mesin e qytetarëve e ka shkaktuar qeni me emrin Charles Monarku.

Daniel Painter, pronari këtij qeni, ka thënë se e ka qethur qenin që të duket si maskota e Univeristetit Old Dominion. Ai pranoi se disa njerëz mendojnë që qeni i tij është luan.

"Unë u them se është përzierje e labradorit dhe luanit. Shumica besojnë”, ka thënë ai.

Charles Monarku e ka faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku deri tash ka mbledhur mbi 23 mijë pëlqime (like). /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Carrie Joel Qiraja e shtrenjtë...
Fotohumori
Qiraja e shtrenjtë...
3
3
Qiraja e shtrenjtë...
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.