Paradat e karnavaleve (Foto/Video)

11:01 / 10.02.2013

Karnavalet e famshme të Brazilit janë hapur këto ditë me shumë zhurmë e me mijëra njerëz nëpër rrugë, të cilët shijojnë paradat e famshme në atë vend.

Fillimi i traditës së karnavaleve u hap me tingujt e megahitit ndërkombëtar “Gangnam Style”, ndërsa përveç Psy, hapjen e përshëndetën edhe shumë artistë të tjerë vendas.

Sipas Daily Mail, Brazili do të presë shumë njerëz të botës së yjeve nga SHBA-të dhe shtet të tjera, ndërsa festa e karnavaleve do të zgjasë pesë ditë, gjatë të cilave do të vërshojnë njerëz nga të gjithë anët e botës.

Shekulli njofton se vetëm në Rio de Janeiro pritet që të arrijnë afër një milion turistë, kurse vendi do të përfitojë më shumë se 660 milionë dollarë për ekonominë lokale.

Karnavalet festohen në zonat më të mëdha të Brazilit, si Sao Paulo, Pernambuco, Minas Gerais, Rio dhe Salvador. Në të gjithë qytetet do të mbahen parada, kërcim samba dhe aktivitete të tjera. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.