Pas 23 vitesh kthehet nga të “vdekurit”

14:39 / 3.08.2012
Njeriu të cilin të gjithë e dinin për të vdekur, ka shokuar familjen e tij pasi ai u kthye në vendlindje, në një fshat të Bangladeshit.

Kushërinjtë e Moslemuddin Sarkarës kanë humbur shpresën se do ta shohin, por ai u kthye në shtëpinë nga e cila ishte larguar më 1989.

Sarkar gjatë 15 viteve të fundit ishte në një burg të Pakistanit, ndërsa kthimin e tij në shtëpi e ka ndihmuar Kryqi i Kuq.

Qindra njerëz u mblodhën në rrugët e fshatit Bishnurampur, për ta parë atë e për t’i uruar mirëseardhje. Në një intervistë telefonike është zbuluar se më 1989 ishte futur në Indi pa dokumente valide, ndërsa familjes nuk i kishte thënë asgjë. Pas kësaj është arrestuar, sepse ka tentuar që më 1997 të futet ilegalisht në Pakistan.

"Nga Ambasada kam kërkuar të më kthejnë në Bangladesh, por askush nuk më dëgjonte. Kam vuajtur shumë në burg, ndërsa kot kam kërkuar ndihmë. Askush nuk vinte të më shpëtonte. Unë ende nuk e kuptoj se pse u mbajta aq gjatë. Më në fund jam me familjen time dhe ndihem shumë mirë”, ka thënë Sarkar për BBC.

Vëllai i tij më i ri, Juthas Uddin, tha se nënës e tyre i ra të fikët kur e ka parë djalin e saj.

"Ishte një skenë prekëse. Moslemuddini qante me orë të tëra”, tha Juthas. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Alex Afrika
Fotohumori
Afrika
0
0
Afrika
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.