Përdoruesja më e moshuar e Facebookut është 105 vjeçe
Amerikania Edythe Kirchmaier është përdoruesja më e moshuar e rrjetit më të famshëm social, Facebook.Në muajin janar ajo ka mbushur 105 vjet dhe në këtë mënyrë thyen rekordin paraprak, të cilin e mbante 101-vjeçarja Florence Detlor – njofton Daily News.
Përkundër moshës që ka, një ditë e zakonshme e Edythe është mjaft e ngarkuar. Ajo punon si vullnetare, vozit, bën vepra artizanale dhe kuptohet, qëndron e lidhur në Facebook.
Për më shumë, ajo shfrytëzon një iPad për t’u lidhur me botën. /Telegrafi/