Përkthimet e sakta, apo…?
Faqja e përkthimeve të Google shpeshherë ka nxjerrë rezultate që të bëjnë për të qeshur. Më poshtë ju sjellim disa nga to, të cilat janë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale.
Nëse shkruan në shqip me shkronja të mëdha “SHKURTE FEJZA”, në përkthim në anglisht del emri i reperit “Kanye West”.

Fjala “VOCABULARY” nga anglishtja (me shkronja të mëdha) në shqip përkthehet si “Gjergj Kastrioti”.

Po të shkruani në shqip “Unikkatili” në anglisht do të dalë emri i vërtetë i këngëtarit, “Victor".

“Shpat Kasapi” nëse përkthehet në anglisht ka kuptimin “Dragonforce” (emri i një rok-bendi britanik ose që do të thotë “forca e dragoit”)... /Telegrafi/