Peshkaqeni ia shpëtoi jetën

16:46 / 17.09.2012
Një polic ka treguar një histori të pabesueshme, mbi mënyrën se si një peshkaqen e shpëtoi pasi kishte humbur rrugën dhe endej i pashpresë në Oqeanin Paqësor rreth 15 javë.

Kunati i Toakai Teitoi, me profesion peshkatar, ishte ai që i kishte propozuar udhëtimin pas nisjes nga Ishujt Marshall, por të pastërvitur për rrugë të gjata dhe me një barkë të vogël me rrema, të dy burrat humbën në mes të Oqeanit pas një stuhie.

Pa mundësi për të lajmëruar për shkak të mungesës së një radioje, kunati ndërroi jetë si pasojë e mungesës së ujit. Teitoi, në kufirin e dehidratimit, arriti të mbijetonte disa ditë më shumë pasi një stuhi tropikale e lejoi që të grumbullonte për të pirë një sasi uji të shiut.

Megjithatë, pas 15 javësh në mes të Paqësorit, 41-vjeçari i kishte humbur tërësisht shpresat.

”Mendoja se ishte thjesht çështje orësh përpara se të vdisja. Në një moment, më këputi gjumi dhe u zgjova vetëm nga një goditje e barkës. Pashë rreth vetes si në kllapi, si një njeri i sfilitur i cili sapo është zgjuar dhe mund të dalloja një peshkaqen dy-tri metra të gjatë. Megjithatë, ai nuk po më sulmonte, vetëm po godiste barkën me hundë. Në atë moment, në horizont pashë një peshkarexhë, të cilën e sinjalizova me dorë. Ajo ishte shpëtimi im”, ka deklaruar Teitoi për Daily Mail.

“Kam dëgjuar shumë histori të frikshme me peshkaqenë, por unë do t’i jem mirënjohës për të gjithë jetën. Nëse ai nuk do të më kishte zgjuar, atëherë peshkatarët nuk do të më kishin gjetur dhe do të kisha vdekur shumë shpejt”, transmeton Top-Channel fjalët e policit, i cili premton se nuk do të shkelë më kurrë në një mjet lundrues në jetën e tij. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Carrie Joel Qiraja e shtrenjtë...
Fotohumori
Qiraja e shtrenjtë...
15
5
Qiraja e shtrenjtë...
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
19:26 / 19.05.2013
Eva Longoria, Foto: Getty Images/Zumapress

Longoria pa të brendshme në Kanë (Foto)

Aktorja hollivudiane me prejardhje meksikane, Eva Longoria, ka tërhequr vëmendje më shumë se që është dashur gjatë ecje...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.