Pianoja e Mozartit kthehet në shtëpinë e tij në Vjenë
Pianoja, me të cilën Wolfgang Amadeus Mozart ka kompozuar të gjitha koncertet e tij të fundit, është kthyer në shtëpinë e tij në Vjenë, për herë të parë që nga vdekja e kompozitorit më 1791.Mozarti kishte blerë instrumentin në vitin 1782 nga Anton Walter, krijuesi më i famshëm vjenez i pianove në atë kohë.
REL transmeton se pianoja do të qëndrojë për dy javë në shtëpinë e kompozitorit, e cila tani është muze.
Përndryshe, ky instrument muzikor është pjesë e ekspozitës së përhershme të familjes së Mozartit në Salzburg të Austrisë. /Telegrafi/