Një 80-vjeçare nga Massachusetts është përballur me dy hajna duke i sulmuar ata me mango dhe molla.
Otilia Martins i ka gjuajtur me fruta, 22-vjeçarin Eduardo Torres-Lopez dhe 24-vjeçarin Jesse DosSantos, kur ata kishin kërcënuar me armë dhe kishin kërkuar para nga një dyqan në New Bedford të Massachusettsit, që është pronë e vajzës së Otilias, Maria Nogueria.
Dy hajnat janë arrestuar nga policia, pasi 80-vjeçarja i ka përzënë nga dyqani dhe i ka identifikuar në polici. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.