Hakerët janë inkuadruar në një emision televiziv amerikan dhe kanë “njoftuar” se zombit po i sulmojnë qytetarët.
Sistemi i shtëpisë televizive KRTV, të hënën është thyer nga hakerët, të cilët kanë publikuar informacionin se trupat e vdekur po çohen nga varet dhe po i sulmojnë njerëzit në Montana.
‘Incidenti’ ka ndodhur në shoun e Steve Wilkos, me ç’rast janë paralajmëruar qytetarët që të mos iu afrohen zombive, sepse ata janë shumë të rrezikshëm. Mesazhi është larguar shumë shpejtë, ndërsa KRTV u ka kërkuar falje shikuesve të vet.
Mediat lokale kanë njoftuar se policia ka marrë disa thirrje nga qytetarët, të cilët kanë dashur të kuptojnë vërtetësinë e lajmit. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.