Policia arrestoi pa të drejtë shtatëvjeçarin – familja kërkon dëmshpërblim

20:04 / 5.02.2013
Një djalë shtatëvjeçar është vënë në pranga e më pas është marrë në pyetje për 10 orë nga policia e New Yorkut, për akuzën se ia vodhi pesë dollarët e drekës shokut të tij nëntëvjeçar.

Pas marrjes në pyetje, policia rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj fëmijës – raporton New York Post, ndërsa familja e shtatëvjeçarit nuk e ka lënë me kaq dhe ka vendosur të kërkojë nga Departamenti i Policisë së New Yorkut dhe autoritetet lokale një dëmshpërblim prej 250 milionë dollarësh.

Policia e Bronxit e nxori shtatëvjeçarin Wilson Reyes nga klasa në mes të mësimit e më pas e prangosi. Në fillim vogëlushi u mor në pyetje për katër orë në shkollë, e mandej për gjashtë orë të tjera në një rajon policie, transmeton Start.

Në fakt, kartëmonedha për të cilën akuzohej vogëlushi i kishte rënë nëntëvjeçarit përtokë e më pas e kishte marrë një fëmijë tjetër. Pra, Wilsoni u akuzua pa të drejtë.

“Nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë atë që policia mund t’i bënte një fëmije”, u shpreh e ëma e Wilsonit, e cila kërkon dëmshpërblim për atë që i ndodhi të birit.

Sipas akuzës së familjes Reyes, “Wilsoni u prangos; u bë objekt abuzimesh verbale, fizike dhe emocionale; u kërcënua, poshtërua, turpërua dhe u tremb”.

Nga ana tjetër, policia pretendon se familja e djalit ka shtrembëruar faktet, por gjithsesi ka hapur një hetim për të verifikuar sjelljen e agjentit që u mor me çështjen. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Shemar Qeni i famshëm
Fotohumori
Qeni i famshëm
23
7
Qeni i famshëm
Video Humori

Kafshët dhe reporterët
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.