Portieri i nokautuar kërkon reagimin e autoriteteve (Video)
23:59 / 21.10.2012
Portieri i Sheffield Wednesday, Chris Kirkland, ka pësuar nokaut nga një tifoz, i cili hyri në fushë dhe e goditi pasi pranoi gol në barazimin prej 1-1 kundër Leeds United (ndeshje kjo e vlefshme për League Championship).
Në fakt, atë e sulmoi një tifoz i ekipit mysafir, i cili hyri në fushë dhe befas e goditi portierin e papërgatitur.
“Mu duk sikur dikush më goditi me shkop bejsbolli. Nga tribunat më kanë shikuar gruaja dhe vajza”, ka thënë Kirkland për The Sun duke treguar se kishte pritur që tifozi do ta ofendonte verbalisht e jo ta godiste.
“Shpresoj që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin diçka në këtë kohë, para se të ndodhë diçka vërtet tragjike në stadium, qoftë ndonjë futbollisti apo ndonjë tifozi”.
“Ky tipi sigurisht ka ardhur në ndeshje vetëm për të më sulmuar. Këtu nuk bëhet fjalë për futboll, kjo është ajo që më bën të ndihem keq”, ka deklaruar portieri. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.