Profecia që parashikon fundin e Vatikanit

23:37 / 13.02.2013
Pas besëtytnisë së parealizuar të kalendarit maja, që parashikonte fundin e botës në 21 dhjetor 2012, është një profeci e re ajo që vendoset në qendër të vëmendjes së të gjithë atyre që i besojnë.

Megjithatë, këtë radhë nuk bëhet fjalë për fundin e planetit tonë, por vetëm për fundin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit, periudhë që do të pasohet nga një epokë e “errët trazirash” dhe mungese stabiliteti deri në fillimin e shekullit të ardhshëm.

Shën Malahi, arkipeshk irlandez i Armaghvit, i konsideruar i shenjtë prej kishës, jetoi në vitet 1094-1148 dhe besohet se kishte fuqi të parashikonte të ardhmen dhe ai ka lënë shumë profeci të shkruara gjatë jetës së tij.

Në vitin 1139, kleriku udhëtoi në Romë, ku pa një vizion të së ardhmes, të cilin e përshkroi në një dorëshkrim të kohës. Sipas parashikimit, pas papës së 112-të, i cili do të jetë i ardhshmi, Vatikani do të pushojë së ekzistuari. Kjo profeci është tepër e njohur në rrethet kishtare dhe për më tepër parashikon që papa i fundit do të jetë një “Papë i Zi”.

Profecia, e bërë në një shekull kur Evropa dhe veçanërisht Irlanda nuk njihnin njerëz me ngjyrë, është edhe më goditëse duke pasur parasysh që pretendenti kryesor për të pasuar Benedictin XVI konsiderohet të jetë pikërisht kardinali ganez, Peter Turkson.

Sipas vargjeve të shkruara nga Shën Malahi, “qyteti i shtatë kodrave (siç njihet ndryshe Roma) do të shkatërrohet dhe një gjykatës i pamëshirshëm do të ulet mbi njerëzit pas Papës së Zi”.

Profecia e Shën Malahit, bëhet edhe më tronditëse duke llogaritur se disa profeci të tij të shkuara janë realizuar. Për shembull, ai shkroi se papa i 110-të do të vinte dhe ikte nga “Lindja e Diellit”. Papa Gjon Pali i Dytë, u lind dhe u varros në ditë gjatë të cilave kishte eklips diellor.

Për Papën aktual, ai shkruante frazën “lavdia e ullinjve”, diçka që gjen lidhje me faktin se murgjit e urdhrit të Shën Benedictit njihen ndryshe edhe si “njerëzit e ullinjve”. /TCH/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Charm Frank Java e modës
Fotohumori
Java e modës
9
3
Java e modës
Video Humori

 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.