Danny Burns, 36 vjeçar, i shoqëruar nga një grup këngëtarësh dhe kërcimtarësh i propozoi martesë të dashurës së tij, Shonagh Daly 31 vjeç, në mes të sheshit në Venecia.
Derisa grupi këndonte këngën “You Make My Dreams Come True”, 36 vjeçari u ul në gjunjë para të dashurës me unazë në dorë, ndërsa po e shikonin qindra turistë.
E tërë ngjarja ishte incizuar nga babai i djalit, ndërsa Shonagh mes emocionesh iu hodh në krah të dashurit të saj.
Danny tregoi vështirësitë për mbajtjen sekret të ngjarjes, ndërkaq Shonagh këtë e përshkroi si ditën më të mirë të jetës së saj. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.