Propozimi i veçantë për martesë (Video)

12:07 / 16.08.2012
Amerikania Teresa Elsey ka dalë nga shtëpia duke menduar se kjo është një ditë e zakonshme. Asaj as që i ka shkuar mendja se e pret befasia e jetës.

I dashuri i saj Jack vendosi që atë ditë ta kërkojë dorën e saj në mënyrë të pazakontë. Ai arriti të bindte të huajt që një nga një t’ia dhurojnë lulet në rrugë.

Jack dhe Teresa atë ditë u pajtuan për të shkuar në drekë në Muzeun e Arteve Moderne, ndërsa në rrugë i ka pritur një grup i “operativëve” që dhuronin lule.

Në video shihen marrëveshjet e tyre për koordinimin e dorëzimit. Ndërsa, është interesante se lulen e parë ajo e refuzoi. Duke u afruar afër Muzeut, atëherë u afrua turma e të panjohurve me lule. Jack e shfrytëzoi tollovinë që të ndërronte rrobat e të dilte me kostum.

Teresa ishte e hutuar, ndërsa kur Jack u gjunjëzua dhe e pyeti nëse do të martohej me të, ajo tha: "Sigurisht".

Akti i propozimit të martesës u shoqërua me muzikë dhe turma e të huajve uroi të fejuarit me duartrokitje. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Frankie Anderson Arti me kafe...
Fotohumori
Arti me kafe...
55
1
Arti me kafe...
Video Humori

 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.