Pushim në lartësi rreth një mijë metra (Foto)

16:57 / 26.03.2013

I pasionuari pas adrenalinës, Brian Mosbaugh, ka zgjedhur qiejt e Rio de Janeiros për të ecur mbi një litar të lidhur mes dy shkëmbinjve.

Ai nuk frikësohet të ecë mbi këtë litar tejet të hollë në lartësi afro 1.000 metra. Madje, në vend të mbarimit menjëherë të ecjes, ai ka preferuar edhe të pushonte pak.

Siç transmeton Start, Mosbaugh është shtrirë mbi litar dhe qëndroi për pak kohë. Më pas vazhdoi ecjen, ndërsa gjatë këtyre momenteve ai u fotografua.

Pranë tij ishte dhe Andy Lewis, të dy janë pjesëtarë të grupit të quajtur “The Moab Monkeys”. Dy aventurierët e kuptojnë rrezikun e punës që kanë marrë përsipër, por për ta rreziqet për vdekje nuk janë dhe aq të frikshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.