Puthja më e gjatë (Video)

18:37 / 12.02.2013

Nëntë çifte tajlandeze i kanë bashkuar buzët në përpjekje për të thyer rekordin botëror të puthjes më të gjatë.

Të frymëzuar nga Shën Valentini, çiftet janë zotuar që të mos i ndajnë buzët, edhe pse rrezikojnë që të sëmuren dhe rraskapiten.

Për ta thyer rekordin, çiftet duhet të puthen më gjatë se 50 orë e 25 minuta dhe një sekondë (rekordi ekzistues).

Ata e kanë të ndaluar të ulen, ndërsa në tualet mund të shkojnë vetëm pas gjashtë orësh nga fillimi i puthjes. Po ashtu, duhet të qëndrojnë zgjuar dhe të mbajnë kontaktin e vazhdueshëm të buzëve.

E kanë të lejuar të pinë vetëm ujë ose qumësht përmes kashtës, ndërkaq për të pasur sukses nuk duhet të mungojë dashuria mes tyre.

Në këtë garë u lajmërua edhe një çift i moshuar (74 dhe 72 vjeç) për të shënuar në këtë mënyrë 50 vjetorin e martesës së tyre, mirëpo puthja e tyre zgjati vetëm një orë. Në garë është paraqitur edhe një çift homoseksualësh. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.