Qeni besnik: Kujton pronaren e ndjerë
Edhe dy muaj pasi pronarja e tij vdiq, një qen në Itali çdo ditë viziton kishën të cilën ajo e kishte vizituar. Ciccio, deltari 12 vjeçar gjerman, çdo ditë pret para altarit të kishës Santa Maria Assunta, që gjendet në fshatin e San Donaci, në rajonin jugor të Pulias.
Qen shkon në kishë çdo pasdite, menjëherë pasi kumbojnë kambanat, ashtu siç kishte bërë pronarja e tij kur ishte gjallë.
Pronarja ka vdekur papritmas në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Ciccio ka marrë pjesë në varrim dhe e ka përcjellë arkivolin derisa është varrosur.
Besnikëria e këtij qeni ka impresionuar aq shumë fshatarët, për çka e adoptuan bashkërisht, për ta ushqyer dhe kujdesur për të.
Donato Panna, prifti lokal, e lejon qenin të ulet para altarit gjatë meshës. /Telegrafi/