Qeni që ushqen qengjat (Foto)
Qeni me emrin Jess i ofron ndihmë të madhe pronares së tij, e cila nuk mund ta mendojë jetën e përditshme pa ndihmën e tij.
Louise Moorhouse ka 270 dhen, për të cilat kujdeset pa kurrfarë problemi falë qenit të saj, të cilin e konsideron si një dorë shtesë.
Dhjetëvjeçari Jess aktualisht është “nënë” e katër qengjave.

“Më ndihmon qëkur ka qenë i vogël. E kam mësuar që ta mbajë shishen në gojë, ndërsa pjesën tjetër e ka bërë krejt vet. Është qesharak kur vrapon nëpër fushë me shishen e qumështit”, ka thënë pronarja krenare. /Telegrafi/
