Bendi gjerman “Compressorhead” përbëhet nga tre anëtarë, të cilët janë të gjithë robotë.
Treshja mekanike ekzekuton këngë të grupeve legjendare, si “Pantera”, “AC/DC” dhe “Led Zeppelin”.
Anëtarët e grupit janë, kitaristi ‘Gishtat’, basisti ‘Kockat’ dhe bateristi katërkrahësh ‘Djaloshi shkop’, ndërkaq udhëhiqen nga menaxheri njeri që quhet Ken West.
Grupi ekziston që nga viti 2007, ndërsa fillimisht u ndërtua bateristi, pastaj kitaristi dhe në fund grupit iu bashkua basisti.
Robotët do të jenë pjesë e festivalit “Big Day Out 2013” që zhvillohet në qytetet australiane dhe do të performojnë në Sydney. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.