Reklamat më të popullarizuara të janarit në YouTube

9:14 / 3.02.2012
Para reklamimit nëpër kanalet televizive, kompanitë shpesh i emitojnë reklamat nëpërmjet internetit, për të parë reagimin e publikut. Faqja e internetit “Viral Video” e cila merret me shikueshmërinë e spoteve në internet, publikoi listën e reklamave më të popullarizuara në YouTube për muajin janar.

Volkswagen

Reklama me titull “The Bark Side” paraqet një grup qensh të cilët me lehjet e tyre krijojnë melodinë e njohur të kult filmit “Star Wars”.

 

Megaupload

Edhe pse faqja e internetit “Megaupload” është mbyllur kohë më parë, reklama e saj edhe më tutje jeton. Yje si P.Diddy, Will I Am, Kanye West dhe Mary J. Blidge kanë dhënë kontribut për këtë reklamë.

 

 

The Joy Of Books (Gëzimi i librave)

Çifti i cili udhëheqë një librari të vogël në Toronto krijoi këtë reklamë në të cilën animacioni është kompozuar në mënyrë të përkryer me muzikën. Videoja tregon se çfarë ndodhë me librat gjatë natës.

Honda

Aktori Matthew Broderick ktheu sërish personazhin Ferris Bueller nga filmi “Dita e lirë e Ferris Bueller” (1986). Në reklamën për Hondan ai shtiret gjoja se është i sëmurë për të marrë një ditë të lirë në punë dhe të paktën një ditë të jetës ta kaloj duke bërë çfarë i pëlqen atij. 
 

 

Coca-cola

Kompania Coca-Cola në bashkëpunim me këngëtarin Si Lemhaf, xhiroi himnin zyrtar të reprezentacionit të Tunizisë. 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Nina Julian Peshkimi
Fotohumori
Peshkimi
39
4
Peshkimi
Video Humori

Bashkëbisedimi
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:47 / 17.05.2012

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.