Stjuardi Ron Akana, 83 vjeç, ka hyrë në librin Guinness të rekordeve, meqë 63 vite rresht punoi si anëtar i personelit të kompanive amerikane të fluturimit.
Karrierën Akana e përfundoi me një fluturim fundjavën së kaluar, me "United Airlines", nga Denveri për në Kauaija të Hawaiit.
Ditorja " Honolulu Star Advertiser" raportoi se Akana do të futet në librin Guinness të rekordeve. Pasagjerët - në fluturimin e fundit profesional të Akanas - kur e dëgjuan këtë fakt, e përshëndetën këtë rekord.
Akana është një nga meshkujt e parë që ka punuar si stjuard në United Airlines.
Ai është vendosur në shtëpinë e tij në Kolorado, ndërsa planifikon që ditët e pensionit t’i kalojë duke udhëtuar. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.