Roboti që vrapon më shpejt se Usain Bolt (Video)

19:33 / 11.09.2012
Një robot i njohur me emrin “Çita” ka thyer rekordin botëror të robotëve me këmbë dhe ka vrapuar madje edhe më shpejt se njeriu më i shpejtë në botë.

Roboti i realizuar me mbështetjen materiale të Pentagonit, ka arritur në 45.5 km në orë në shiritin vrapues. Vrapuesi xhamajkan, Usain Bolt, mund të vrapojë maksimumi 44.7 km në orë.

Robotët e planifikuar për projekte ushtarake janë pjesë e programit zhvillues të Pentagonit. Një nga specialistët e robotëve pohoi se është një fatkeqësi prodhimi i “Çita”-s me qëllim “vrasjen e njerëzve”. Roboti është prodhuar nga “Boston Dynamics” me qendër në Massachusetts dhe është mbështetur nga agjencia “Darpa”, e cila merret me studimin e projekteve të zhvilluara.

Sipas “Darpa”-s, qëllimi i zhvillimit të një roboti të tillë është “t’u vijë në ndihmë ushtarëve në misione të ndryshme”. “Çita”, i cili funksionon me një pompë hidraulike kishte bërë 29 km në orë në muajin shkurt. “ ‘Çita’ ka një avantazh të vogël ndaj Usain Boltit, dhe ai është vrapimi në shiritin vrapues”, thuhej në deklaratën e dhënë nga “Darpa”. “Por ‘Çita’ e përdori pjesën më të madhe të fuqisë së këmbëve për të ecur më përpara” . Roboti i “Darpa”-s vitin e ardhshëm planifikohet të provohet edhe jashtë laboratorit.

A do të vrasë civilët? Roboti është projektuar duke u frymëzuar nga kafsha më e shpejtë në tokë çita, e cila vrapon deri në 121 km në orë. “Çitat janë një shembull i mirë i inxhinierisë natyrale në kushte të vështira natyrore”, u shpreh Gill Pratt, drejtuesi i programit të “Darpa”-s. "Edhe roboti ynë ‘Çita’, kallëpet e këmbëve, disa pjesë të kurrizit, mënyra se si qëndrojnë këmbët etj, janë frymëzuar nga pjesët natyrale të çitës”.

"Me ndihmën e “Çita”-s dhe studimeve të ngjashme, ne krijojmë bazën e strukturës së robotëve të ndryshëm të cilët mund të përdoren nga Ministria e Mbrojtjes në të ardhmen. Ky është një sukses perfekt teknologjik por është për të të ardhur keq sesi një robot i tillë të përdoret për vrasjen e njerëzve”, u shpreh profesor Noel Sharkey nga Universiteti Sheffield.

"Me sa e di unë ky robot do të përdoret për kapjen e njerëzve në shkretëtirë. Nuk mendoj se mund të përdoret në një zonë ku ka shumë civilë”, pohoi ai. "Por nëse do të përdoret në fushën e luftës ai do të vrasë dhe civilët sepse ai nuk do të arrijë të bëjë dallimin në mes civilëve dhe ushtarëve”. /Start/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Frankie Anderson Arti me kafe...
Fotohumori
Arti me kafe...
16
1
Arti me kafe...
Video Humori

 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.