Romeo dhe Zhulieta nga Bangladeshi
Dita e të Dashuruarve nuk është për të gjithë të dashuruarit njëra prej ditëve më të bukura dhe më të lumtura të vitit. Këtë e tregoi edhe rasti i tinejxherëve nga Bangladeshi, vajzës 16-vjeçare dhe të dashurit të saj 17-vjeçar, të cilët bënë vetëvrasje pasi vajza ishte e detyruar të martohej me një burrë tjetër.Policia e Bangladeshit njoftoi se trupat e pajetë të Mitu Molla dhe Soud Sheikh janë gjetur pasi çifti kërceu nga një antenë e qarkut Goalganj. Ata u gjetën me duar të lidhura me një shall, shkruan AFP.
Komandanti i policisë Sarojit Bivas tha se tinejxherët ishin nga dy fshatra të ndryshëm dhe se ishin në lidhje dashurie.
Familja e Mitus para dy muajsh e dërgoi vajzën në një qytet larg 200 kilometra, pasi mësoi për lidhjen e saj të dashurisë me Soudin dhe e martoi me një burrë dyfish më të vjetër se ajo. /Telegrafi/