Rumuni i papunë fitoi 400 mijë euro në lotarinë spanjolle

15:25 / 23.12.2012
“Ky është fati që do të ma ndryshoi tërësisht jetën tim”, tha Kristian Vojka, tridhjetëvjeçari rumun i papunë, që jeton në periferi të Madridit e që fitoi lotarinë në vlerë prej 400 mijë eurove.

Emigranti rumun tashmë tre vjet është i papunë, ndërsa më herët ka punuar në ndërtimtari, shkruan ditorja rumune, “Evenimentul Zilei".

Lotaria spanjolle "El Gordo" është një nga më bujaret në botë. Fitimi i tërësishëm për Krishtlindjet e sivjetme, që është i liruar nga tatimi, është 2.52 milionë euro. Kostoja e një biletë është 20 euro dhe secili mund të fitojë maksimumin prej 400 mijë eurove.

Sipas procedurës së lotarisë spanjolli, çdo lojtar mund të blejë së paku 10 karta lotarie, meqë ato shiten në komplete. Sivjet janë regjistruar 130 fitues, të cilët në total kanë fituar 520 milionë euro.

Ndryshe nga lotaritë tjera të mëdha, në "El Gordo" nuk nxirret jack-poti, por fitimi ndahet mes disa fituesve. /Telegrafi/.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Charm Cam Shijoni
Fotohumori
Shijoni
22
4
Shijoni
Video Humori

Guximin jo gjithmonë e përcjell suksesi
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
8:49 / 18.06.2013

Dita e fundit e samitit të G8

Samiti i ekonomive udhëheqëse të botës i njohur si G8-ta përfundon sot në Irlandën e Veriut.
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.