Sekreti i Kinës – mutacionet gjenetike?

10:56 / 2.08.2012
Notarja kineze Ye Shiwen tronditi botën e notit dhe Lojërat Olimpike më parë gjatë javës, kur vendosi një rekord botëror në 4x100 metra stil i përzier, rekord i konsideruar i pamundur edhe sepse 16-vjeçarja notoi në disa pjesë të garës më shpejt se kampioni i meshkujve në të njëjtin stil, amerikani Lochte.

Përballë akuzave për doping, Shiwen mohoi gjithçka kategorikisht, ndërsa testimet gjithashtu nuk treguan asnjë gjurmë të ndonjë substance të ndaluar në trupin e saj.

Top-Channel raporton se kanë nisur të qarkullojnë zërat se Kina mund të jetë duke bërë diçka shumë më shqetësuese se dopingu, duke udhëhequr mutacione gjenetike, në gjendje që të përmirësojnë rendimentin e atletëve të ndryshëm.

Sugjerimi i pabesueshëm erdhi nga një ekspert, i cili theksoi se nuk do të ishte aspak i befasuar nëse ‘Londra 2012’ do të hyjë në histori si Olimpiada e parë ku ndryshimet gjenetike lejojnë atletët të formojnë më shumë muskuj dhe të mbajnë më shumë oksigjen në gjakun e tyre.

Ted Friedmann, kryetari i panelit të gjenetikës në Agjencinë Botërore Anti-Doping (WADA), deklaroi se kjo është një mundësi reale. “Nuk do të habitesha aspak nëse disa atletë mund të përdorin në mënyrë të fshehtë gjene të modifikuara për të rritur performancën e tyre. Nga ana jonë, është shumë e rëndësishme që të zhvillojmë një teknologji sa më të mirë për të dalluar ‘opingun gjenetik’”.

Por, a mund të funksionojë me të vërtetë një terapi gjenesh për të përmirësuar paraqitjet olimpike? Eksperimentet laboratorike thonë që po. Në vitin 2005, Ronald Evans, një ekspert hormonesh në një institut biologjik në Kaliforni, tregoi se modifikimi gjenetik ka treguar se është në gjendje që të rrisë fuqinë atletike të një miu. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ye Shiwen, Foto: Getty Images
Ye Shiwen, Foto: Getty Images
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Frankie Anderson Arti me kafe...
Fotohumori
Arti me kafe...
38
1
Arti me kafe...
Video Humori

 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:09 / 25.05.2013
Foto: Reuters

Sekreti bankar zviceran i ka ditët e numëruara

Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet s...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.