Shënohet fundi i kalendarit të Majave

18:14 / 21.12.2012

Njerëzit në mbarë botën po shënojnë përfundimin e kalendarit maian, ngjarje kjo që interpretohet në masë të madhe si paralajmërim për fundin e botës.

Turma të mëdha u mblodhën në zonat arkeologjike maiane në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore për ta shënuar këtë ditë.

Të tjerët, nga frika e ngjarjeve kataklizmike u strehuan në bunkerë dhe fshatra malore të njohura si zona të mbrojtura që i mbijetojnë një apokalipsi – njofton REL.

Profecia a maianeve, siç e interpretojnë disa, gjithashtu ka frymëzuar ngjarjet në të gjithë botën, ku shumë restorante ofrojnë darka dhe ahengje që kanë për temë apokalipsin.

Studiuesit kanë theksuar se fundi i kalendarit maian nuk parashikon ndonjë katastrofë, por thjesht shënon fillimin e një kalendar të ri. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.