Shitet shtëpia ‘ku ka lindur Harry Potter’
Shtëpia mesjetare në të cilën janë xhiruar skenat e lindjes së magjistarit Harry Potter, shitet për 1.5 milion dollarë.E quajtur “De Vere” dhe e ndërtuar në shekullin e XIV, shtëpia ndodhet në Suffolk të Anglisë – ndërsa është shfrytëzuar për xhirimet e skenave të lindjes së Harryt, si edhe lufta e prindërve të tij me magjistarin e keq Voldemort.
“Mendoj se asnjëherë nuk mund të pronësoni një shtëpi të këtillë. Bëheni si rojet e saj dhe është nder i madh”, ka thënë pronarja Jane Ranzetta për The Independent. /Telegrafi/