Shkencëtarët zbuluan rrobat që nuk përlyhen (Video)

15:49 / 18.01.2013
Shkencëtarët nga Michigani kanë shpikur një shtresë për rroba që i mbron ato nga të gjitha materiet e lëngshme, meqë pikat thjeshtë “refuzohen” nga kjo shtresë. Aplikimi i kësaj teknologjie mund të jetë shumë më i gjerë se industria e tekstilit.

Rreth 95 për qind e shtresave është ajër, ndërsa sipërfaqja largon grimcat e lëngjeve, kështu që rrobat nuk absorbojnë p.sh. kafenë, alkoolin apo acidet e rrezikshme.

Shtresa është një përzierje prej grimcave të gomës e plastikës, polydimethylsiloxane (PDMS), dhe nano-lëngjeve rezistuese të cilat i ka zhvilluar Aviacioni amerikan, e që përmbajnë karbon, fluor, sicilijum dhe oksigjen.

Shtresa redukton forcat ndërmolekulare që tërheqin grimcat, dhe për këtë arsye refuzon lëngjet, e kjo mund të aplikohet në çdo sipërfaqe, raporton Daily Mail.

Shkencëtarët kanë testuar 100 lëngje të ndryshme dhe vetëm freoni që përdoret në pajisjet e ajrit të kondicionuar arriti të kalojë nëpër shtresë. Megjithatë, shtresa suksesshëm mbron nga kafeje, alkooli, ngjyra e printerit, benzina, vaji bimor dhe acid sulfurik.

“Pasi lëngjet dhe materialet preken, krijohet një ngarkesë pozitive apo negative, në mënyrë që zgjerohet ngarkesa e lëngut. Ne kemi arritur në mënyrë drastike të reduktojmë ndërveprimin në mes të sipërfaqes dhe pikave, për çka lëngu thjeshtë refuzohet”, thanë shkencëtarët.

Shtresa është aq e lehtë sa që mund të përdoret për kostume ushtarake dhe kostume mbrojtëse të shkencëtarëve që punojnë me kimikate të rrezikshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Adriana Joe Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
Fotohumori
Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
34
5
Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.