Në Montreal ka ndodhur një situatë e pazakontë, në të cilën shqiponja “vrastare” u përpoq ta rrëmbejë një fëmijë.
Në YouTube është postuar një video e frikshme në të cilën shqiponja i vërsulet një fëmije. Zogu më i madh në kontinentin amerikan e vërejti “gjahun”, ndërsa e kapi me kthetra dhe e ngriti në ajër.
Një person e xhiroi këtë “veprimtari”. Ndërsa, femra e pranishme, nga bindja se është në një ambient të sigurt, nuk ka vërejtur fillimisht shqiponjën që kapi fëmijën.
Fëmija fatmirësisht shpëtoi pa lëndime, ndonëse u kap me kthetra e u lëshua nga ajri. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.