Sukseset e njerëzve me emra koti!

16:20 / 15.12.2012
Ndoshta nuk është lehtë të niset jeta me emër pa lidhje, por - duke e kërkuar anën e ndritshme të kësaj - fakti se të gjithë kanë qeshur kur janë përmendur këta emra, mund të ndikojë shumë në karakterin e personit që e bartë.

1. Young Boozer

Young Boozer në vitin 2010 është zgjedhur në kreun e thesarit të shtetit të Alabamas. Slogani i tij gjatë kampanjës ishte: " Young Boozer for Treasurer" (Pijaneci i ri për thesar). "We don't trust him on the 'Young', but we'll take his word on the 'Boozer'" (Nuk i besojmë shumë për atë “i ri”, por i besojmë se është “pijanec”)

2. Govnor Teats

Duke dëshiruar që ta quajnë "guvernator" (gov'nor - guvernator, sipas fjalorit urban, ndërsa Teats nënkupton edhe thimthat), është e qartë se prindërit e të riut Govnor Teats kanë pasur shpresa të mëdha. Ndoshta në realizimin e planit të tyre i ka ndaluar fjala e shkruar keq për guvernator, por Govnori ia doli të jetë avokat dhe gjykatës i suksesshëm.

3. Adolf Lu Hitler

Janë pak emra që ngjallin refuzim tek njerëzit, e një ndër ta është pikërisht Adolf Hitleri. E pse pra dikush do ta quante djalin ashtu: Megjithatë, në Indi emri Hitler është i lidhur me ashpërsi dhe disiplinë e jo Holokaust. Adolf Lu Hitler Rangsa Marak është anëtar i partisë NCP (Partisë së Kongresit Nacional), dhe emrin e mbanë me krenari dhe vetëbesim. “Jam i kënaqur me këtë dhe nuk kam asnjë tendenca diktatoriale", thotë ai.

4. Tiny Kox

Anëtar i Senatit holandez, Tiny Kox, u bë i famshëm pasi publikisht shprehu dyshimet në lidhje me vlefshmërinë e rizgjedhjes së Putinit më 2012. Atëherë shpërtheu edhe shakaja me emrin e tij në rrjetin social Twitter (që në zhargon nënkupton: penisi i vogël). Por, Tiny është shkurtesë nga Martinus, emri i tij i vërtetë.

5. Dick Swett

Dick Swett (që në zhargonin amerikan mund të lexohet e nënkuptohet edhe si ‘penisi përshëndetës’ apo ‘paralajmërues’) ishte përfaqësues në Kongresin amerikan që nga viti 1991 e deri në vitin 1995. Më vonë ai u bë ambasador në Danimarkë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rosie Pinzi “Tash mund të trashem”
Fotohumori
“Tash mund të trashem”
29
5
“Tash mund të trashem”
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.