Tash nënat duan t’u ngjajnë bijave

18:39 / 26.12.2012
Kur shohim një fëmijë të porsalindur, pyetja e parë që na vjen ndërmend është: i ngjan nënës apo babait? Nënat dhe bijat ngjajnë me njëra-tjetrën jo vetëm nga tiparet, por edhe në karakteri, zakone, mënyrën e të sjellurit e si rrjedhojë edhe në mënyrën e të veshurit.

Dikur, vajzat adoleshente rrëmonin shpesh në gardërobën e nënave të tyre për të gjetur ndonjë veshje të modës së kohës e që do t’i bënte të dukeshin më të rritura.

Historianët e kulturës thonë se në të shkuarën ka pasur një fazë kur brezi i ri rebelohej ndaj mënyrave të vjetra të veshjeve. Vajza rebelohej nga konservatorizmi i nënës dhe djali ndaj konservatorizmit të babait.

Në ditët e sotme po ndodh krejt e kundërta, mamatë nuk i pengojnë më vajzat e tyre për tu veshur sipas modës e herë-herë për ta kaluar paksa cakun, përkundrazi ato kërkojnë këshilla mode nga vajzat e tyre adoleshente.

Kjo ka bërë që nënat të ngjajnë 20 vjet më të reja, si motra apo shoqja e vajzës së tyre. Ky fenomen po përhapet gjithmonë e më shumë. Stilistët e kanë vënë re këtë prirje dhe kanë nisur të stilojnë veshje për gratë 40 vjeçe duke pasur si referencë veshjet e 20-vjeçareve.

Në Britaninë e Madhe është bërë një studim me 300 nëna vajzash, të cilat thotë se ato ndikohen shumë nga mendimi i vajzave të tyre për mënyrën e të veshurit. Me pak fjalë nënat shpenzojnë të njëjtën shumë parash për kozmetikë dhe veshje po aq sa edhe bijat e tyre. /TCH/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Ali Claudio Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Fotohumori
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
32
4
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
9:55 / 22.05.2013
Rumer Willis

Rumer Willis me rol të ri televiziv

Karriera si aktore e Rumer Willis ka marrë një shtytje të re pasi ajo ka fituar një rol në dramën televizive për të rin...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.