Tatuazh edhe në sy (Foto)

23:34 / 18.04.2013

Një brazilian i apasionuar pas tatuazheve vendosi që të realizonte një tatuazh në një vend ku shumë pak njerëz kanë pasur guxim ta bëjnë më parë.

Artisti Rodrigo Fernando dos Santos vendosi që t’i nënshtrohej një procedure për të injektuar ngjyrë në sklerën e syve (siç quhet pjesa e bardhë që rrethon irisin dhe bebëzën), njofton Top-Channel.

Ndonëse procedura mbarte rrezikun e humbjes së shikimit, 39-vjeçari vendosi të provonte shanset dhe pati sukses, pasi ndërhyrja përmbushi qëllimin duke i kthyer sytë në të zinj, pa i dëmtuar shikimin.

Ky ndryshim është i patjetërsueshëm dhe dos Santos do të ketë këtë ngjyrë të syve gjatë gjithë jetës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.