Tatuazhe edhe në mishin e dhëmbëve (Video)

15:38 / 4.01.2013
Keni dëgjuar për zbardhje dhëmbësh për të pasur një buzëqeshje sa më tërheqëse, por femrat në Senegal dinë një mënyrë tjetër: nxirjen e mishit të dhëmbëve me anë të tatuazhit.

Siç transmeton Top-Channel, vajzat e vendit afrikan thonë se paraardhësit e tyre e kanë praktikuar këtë metodë që jep një buzëqeshje më të bukur, mbron mishrat e dhëmbëve dhe largon erën e keqe të gojës.

Kjo procedurë është bërë publike, pasi një video është hedhur në rrjet e në të cilën shihet një grua me emrin Marieme që nxin mishrat e dhëmbëve në një seancë shumë të dhimbshme.

“Nuk ia rekomandoj askujt. Është një torturë e vërtetë”, thotë vajza pasi mbaron, por po e njëjta video tregon se pas disa ditësh ajo është shumë e lumtur me rezultatin.

Ndërkaq, artistja që bën tatuazhe të tilla ka thënë se kjo ka qenë një traditë e femrave të Senegalit, porse kohët e fundit ka rënë interesi.

“Femrat nuk duhet të kenë mishra dhëmbësh të kuq. Një buzëqeshje e bukur tërheq meshkujt”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Claudia Antonio E pafundosshme II (e ku asht ‘I’?)...
Fotohumori
E pafundosshme II (e ku asht ‘I’?)...
4
2
E pafundosshme II (e ku asht ‘I’?)...
Video Humori

Kafshët dhe reporterët
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.