Thyhet rekordi botëror në masazhimin masiv (Video)
Tajlanda qe një kohë të gjatë njihet si kryeqendra botërore e masazhit, ndërsa tani këtë e ka konfirmuar duke hyrë në librin e rekordeve Guinness.Një numër rekord prej 641 masazhistësh u kanë bërë masazh në mënyrë simultane 641 personave në kohëzgjatje prej 12 minutash.
Evenimenti është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në mënyrë që të promovojë masazhin në Tajlandë.
Rekordin e mëparshëm e mbante Australia nga viti 2010, kur 263 masazhistë u bënë masazh po aq personave për pesë minuta. /Telegrafi/