Truri është vendimtar për goditjet e karateistëve e jo forca e muskujve

11:12 / 17.08.2012
Studiuesit britanikë kanë zbuluar se është fuqia e mendjes, e jo forca fizike, ajo që ua mundëson karateistëve të thyejnë tullat vetëm me dorë.

Ata vërejtën se trajnimi afatgjatë në artet luftarake sjellë ndryshime në tru. Hulumtuesit krahasuan goditjet e 12 mjeshtërve të karatesë me 12 fillestarë dhe vërejtën se sekreti i brezit të zi nuk fshihet në forcën e muskujve, por te aftësia për të koordinuar shpejtësinë e supeve dhe dorës.

Ky koordinim mundëson arritjen e përshpejtimit të lëvizjes dhe të forcës goditëse, thotë studimi i publikuar në revistën “Cerebral Cortex”.

Gjatë skanimit të truve të vullnetarëve nga të dy grupet, u pa se karateistët me forcë të madhe goditëse kanë ndryshime në masën e bardhë të trurit, që bënë transmetimin e informacionit nga pjesë të ndryshme të trurit. Sa më shumë që trajnojnë karateistët, ndryshimet e tilla janë më të theksuara.

“Mbajtësit e brezit të zi ishin në gjendje të koordinojnë në mënyrë të njëpasnjëshme goditjet në nivelin i cili ishte i paarritshëm për fillestarët”, tha një nga autorët e studimit, Ed Roberts.

Shkencëtarët këtë aftësi e ndërlidhin me përshtatjen e lidhjeve nervore në trurin e vogël, gjë që mundëson lëvizjet tejet të sakta e sinkronizuara të duarve dhe trupit. Ata besojnë se në përparimin e procesit të të mësuarit, disa aftësi përshtaten me modelet e aktivitetit të trurit dhe me këtë edhe ndryshimet në strukturën e trurit.

“Ky zbulim na ndihmon për të kuptuar ndikimin e materies së bardhë në koordinim motorik”, shton Roberts. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Charm Cam Shijoni
Fotohumori
Shijoni
49
8
Shijoni
Video Humori

Guximin jo gjithmonë e përcjell suksesi
 
 
Magazina
21:56 / 18.06.2013
Rihanna, Foto: Getty Images

Një i arrestuar në shtëpinë e Rihannas

Një mashkull është arrestuar pasi është parë në kulmin e shtëpisë së Rihannas të hënën mbrëma.
Teknologji
16:18 / 18.06.2013
Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj Android, përkatësisht modelin Huawei Asce...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.