U gjet varri i mbretit anglez, Rikardi i III-të?

11:58 / 13.09.2012
Arkeologët anglezë pohojnë se kanë gjetur varrin e Rikardit të III-të. Një ekip i hulumtuesve nga Universiteti Leicester tha sot se skeleti i një njeriu u gjet në Leicester, në Anglinë qendrore, në zonën e parkimit ku dikur qëndronte një kishë mesjetare.

Kockat janë dorëzuar për testim, por arkeologu Richard Buckley beson se këto janë mbetjet e mbretit Richardi i III-të.

Shkencëtarët shpresojnë se me ndihmën e ADN-së mund të identifikojnë eshtrat.

Kronikat mesjetare thonë se trupi i Rikardit është dërguar në Leicester, 160 kilometra në veri të Londrës, pasi mbreti u vra në betejën e Bosworthit, në vitin 1485.Trashëgimtari i fundit i dinastisë së Plantagentëve, Rikardi i III-të, që ka sunduar Anglinë në vitet 1483-1485, është i njohur si kurrizoja i ligë nga vepra e njohur e Shekspirit.

Deri sot është besuar se është varrosur në kishën françeskane, vendi i saktë i së cilës është harruar me kohën. Po ashtu ka pasur mendime se eshtrat e tij janë hedhur në lumin e afërt në mesin e shekullit XVI. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Adriana Joe Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
Fotohumori
Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
30
5
Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.