U lëndua “në punë”

9:15 / 18.12.2012
Një gjykatë në Australi ka vendosur në favor të një të punësuare në qeverinë e atij vendi pas procesit pesëvjeçar gjyqësor. Zyrtarja shtetërore kishte kryer marrëdhënie seksuale me një koleg të sajin në një motel gjatë një udhëtimi zyrtar, ndërsa gjatë procesit është lënduar dhe më pas ka kërkuar dëmshpërblim për “lëndim në punë”.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2007 në qytetin Nowra (160km larg Sydneyt) kur gjatë seksit e ka goditur një pjesë e llambës në fytyrë, duke ia lënduar hundën dhe gojën. Për shkak të këtij lëndimi, ajo më pas ka rënë në depresion dhe nuk ka mundur të punojë.

Kompania e sigurimit qeveritar fillimisht e kishte pranuar kërkesën për dëmshpërblim, mirëpo pas hetimit të detajuar i kanë hedhur poshtë kërkesat e zyrtares. Fillimisht, edhe gjykata kishte vendosur në favor të kompanisë së sigurimit, duke qenë se seksi nuk bën pjesë në aktivitetet e zakonshme gjatë një udhëtimi zyrtar.

Mirëpo, pastaj ajo i është drejtuar Gjykatës Federale, e cila ka vendosur në favor të saj. Nuk dihet se sa do të jetë dëmshpërblimi që do të fitojë zyrtarja. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Alex Afrika
Fotohumori
Afrika
8
5
Afrika
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.