Ua ngjyrosë thonjtë për t’i dalluar
Një grua angleze (33) ka lindur tre djem, ndërsa për t’i dalluar, ua ngjyros thonjtë me ngjyra të ndryshme. Shanset që të lindin trinjak identikë janë shumë të rralla. Gjërat e tilla ndodhin një herë në 200 milionë raste. Pikërisht kjo i ndodhi një gruaje angleze.
Thomas, Edward dhe Harry Calvin erdhën në këtë botë me prerje cezariane, pas 34 javëve të shtatzënisë. Në prill ata peshonin nga 800 gramë. Tani ata i kanë nga pesë kilogramë.
"Ishte vështirë t’i dalloja, kështu që kam ardhur tek ideja që t’ua ngjyrosi thonjtë me ngjyra të ndryshme. E bëj këtë së paku një herë në javë, që të mos i përziej. Tash nuk kam probleme të tilla. Ata janë një dhuratë e mrekullueshme. I dua. Jam e bekuar", ka thënë nëna Claire. /Telegrafi/