UFO mbi Teksas?
Dy objekte misterioze janë fotografuar mbi qiellin e Teksasit në një distance rreth 1.6 kilometra nga njëra-tjetra. Objektet u kapën veç e veç nga Google Street Vieë dhe kamera e një televizioni lokal në Lindje të Teksasit.Filmimet rritën misterin e “vizitës” së UFO-ve në planetin tonë. Pamjet nuk tregojnë qartësisht formën e objekteve, megjithatë aty mund të vërehet në mënyrë të mjegullt forma e diskut fluturues, të ngjashëm me format e përdorura në filmat hollivudianë fantastiko-shkencorë.
Kureshtja e banorëve lokalë, por jo vetëm, mbetet ende e pashuar, ndërsa lajmi është përhapur me shpejtësi në gjithë botën.
Siç transmeton Top-Channel, septikët shprehen se bëhet fjalë për një shaka të reve dhe jo për objekte jashtëtokësore, ndërsa të tjerë e quajtën një efekt të kamerës. /Telegrafi/