Ukrainasi pa krahë – fenomen i notit
Lojërat Paraolimpike nisën ditën e enjte menjëherë me një fenomen të notit, i cili arrin të sfidojë edhe rregullat e natyrës. Ukrainasi Laroslav Semenko, arriti të përfundonte i pari në baterinë e tij në 100 metra me shpinë, dukshëm përpara rivalëve të tjerë, ndonëse ndryshe prej tyre, ai nuk ka asnjë prej dy duarve.Si pasojë e një problemi në fëmijëri, 25-vjeçari i ka të dy krahët e prerë që në shpatull, ndërsa falë këmbënguljes së admirueshme, ka arritur të shndërrohet në një prej pretendentëve kryesorë për medaljen e artë, pavarësisht mangësisë së madhe që ka – raporton Top-Channel.
Ukrainasi përdori vetëm dy këmbët e tij për të lëvizur në pishinë dhe arriti të mbyllte 100 metrat më shumë se dy sekonda përpara ndjekësit më të afërt, gjermanit Sebastian Ivanov. I rrëmbyer nga gara, Semenenko pësoi edhe një aksident në fund të garës, duke përplasur kokën me murin e pishinës në shpejtësi e sipër. /Telegrafi/