Universiteti i të moshuarve

18:16 / 19.02.2013

Në Universitetin Senior (universiteti i të moshuarve) në Portugali nuk pranohen studentë nën moshën 50-vjeçare. Në Portugali vendin ku 20 % të popullsisë e përbëjnë të moshuarit mbi moshën 65-vjeçare, universitetet për të moshuar janë nga një nga institucionet arsimore më të përhapura.

Ashtu siç ndodh në vendet tjera të Evropës, edhe në Portugali të rinjtë i braktisin prindërit dhe i lënë të jetojnë vetëm. Këto universitete janë e vetmja gjë ku lidhen të moshuarit.

Duke marrë mësim në fusha të ndryshme si sociologji, pikturë, anglisht, kompjuter, të moshuarit shpëtojnë nga vetmia me ndihmën e universitetit. Ato zgjidhin universtitetin më të afërt me shtëpinë e tyre dhe aty kalojnë pjesën më të madhe të kohës. Në orën e çajit lexojnë histori së bashku, këndojnë këngë dhe kërcejnë.

Portugezët njihen si njerëz të dhënë pas arsimit dhe profesorët e këtyre universiteteve nuk marrin asnjë pagesë për shërbimin që japin, në këtë mënyrë ata mundohen t’u shërbejnë të moshuarve të shoqërisë. /Start/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.