Vajza 16-vjeçare me mjekër

16:31 / 22.10.2012
Një vajzë 16-vjeçare kineze është izoluar në dhomën e saj dhe nuk pranon të dalë nga shtëpia sepse ka mjekër dhe mustaqe.

Adoleshentja me emrin Nana vuan nga hirsuitizmi që i është shkaktuar nga mjekimet për aneminë e saj në vitin 2010. Vajza kishte mungesë rruazash të kuqe dhe u shtrua në spital, ku mjekët i thanë se trajtimi me medikamente për zgjidhjen e problemit ishte i domosdoshëm.

Ilaçet përmirësuan ndjeshëm shëndetin e saj, por i shkaktuan edhe ndryshime fizike. Nëna e vajzës shprehet: “Pasi mori ilaçet nisi t’i dilte mjekra, krahët dhe këmbët i janë mbuluar me qime”.

16-vjeçarja ka dy vite që nuk shkon më në shkollë pasi i vjen turp nga pamja e saj. Në rastet e rralla kur del në rrugë, Nana vë maskë dhe gjithmonë vesh bluzë me mëngë të gjata. /TCH/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Charm Frank Java e modës
Fotohumori
Java e modës
Video Humori

 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.