Vajza më e gjatë në botë gjen të dashur (Foto)

10:53 / 25.12.2012

Vajza më e gjatë në botë, Elisany da Cruz Silva, ka gjetur të dashur, ndërsa çiftit nuk i pengon aspak që diferenca në gjatësinë e tyre është 40 centimetra.

17-vjeçarja, e cila është mbi dy metra e gjatë, është dashuruar në 22-vjeçarin Francinaldo da Silva Carvalho, i cili është diçka më i gjatë se 1.6 metra.

“Më ka tërhequr karakteri i tij, mënyra si sillet me njerëzit, por edhe ndaj meje. Problemi i vetëm është se kur dalim dhe kapemi për dore, duket sikur ai është vëllai im i vogël ose djali”, ka thënë Elisany.

Çrregullimi në rritje i brazilianes ka ardhur si pasojë e një tumori në hipofizë, ku prodhohet hormoni që kontrollon rritjen. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.