Vdes gruaja që thoshte së është më e moshuara në botë

18:17 / 8.10.2012
Antisa Khvichava, e cila thoshte se ka lindur në vitin 1880 dhe konsiderohej si personi më i moshuar në botë, ka ndërruar jetë në moshën 132-vjeçare.

Ajo kishte thënë se në kohën kur Lenini ka ardhur në pushtet nëpërmjet Revolucionit Bolshevik në Rusi (1917), ajo ka qenë 37 vjeçare.

Khvichava jetonte në një fshat malor në Gjeorgji, ndërsa kishte dokumente sovjetike, sipas të cilave, kishte lindur më 8 korrik të vitit 1880 – megjithatë mosha e saj është kontestuar dhe nuk është vërtetuar. Certifikata e lindjes i kishte humbur gjatë viteve të luftës, por ajo kishte dy dokumente të epokës së Bashkimit Sovjetik që vërtetonin pretendimet e saj.

Mirëpo, ekspertët e vënë në dyshim pretendimin e saj, meqenëse nuk mund të gjendet një certifikatë lindjeje.

Sipas Daily Mail, djali i saj 72-vjeçar, Mikhail, thuhet të ketë lindur kur Antisa ishte 60-vjeçare. Ajo thoshte se ka pasur edhe dy fëmijë nga një martesë e mëparshme, porse të dy vdiqën nga uria në vitet e Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Ali Claudio Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Fotohumori
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
15
1
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.