Vera 200-vjeçare shitet për 130 mijë euro

22:57 / 11.06.2012
Ndër shekuj njerëzit kanë gërmuar në lumenj dhe janë zhytur në thellësi të detit në kërkim të arit apo hartave të thesarit të fundosura së bashku me anije të mistershme piratësh. Megjithatë, në ditët moderne, “ari” që kërkojnë zhytësit në anijet e mbytura quhet verë.

Në vitin 2009, tre zhytës amatorë zbuluan 11 shishe vere në një anije të fundosur pranë ujërave të Bordosë dhe vendosën t’i nxirrnin në shitje javën e shkuar, në një ankand në të cilin ata përfituan shumën prej 130.000 eurosh.

Siç transmeton Kosovapress, shishet e verës u analizuan për gjashtë muaj, ndërsa analizat e detajuara treguan se ato ishin hermetike dhe asnjë përqindje uji apo ndotje tjetër nuk kishte hyrë në përbërje. Për më tepër, analizat treguan se vera ishte e cilësisë më të mirë të njohur.

Zbulimi fatlum i bëri tre zhytësit të pasur, ndërsa njëri prej tyre ka vendosur të shpërblejë fatin me të njëjtën “monedhë”. Bruno Lemoine ndërtoi dy fuçi të vogla, në mënyrë që të ishin hermetike dhe i groposi në fund të detit, me verën më të mirë të krahinës së Bordosë të vitit 2009. Ai shpreson që dhjetëra vite më pas, një tjetër fatlum të “bekohet” me të njëjtin fat që pati ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Frankie Anderson Arti me kafe...
Fotohumori
Arti me kafe...
57
2
Arti me kafe...
Video Humori

 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.